IKMT aksion për lirimin e hapësirave në Liqenin e Shkodrës

Nga A2 CNN
6 Mars 2025, 19:59 | Aktualitet

IKMT aksion për lirimin e hapësirave në Liqenin e Shkodrës

Liqeni i Shkodrës do të kthehet në gjendjen e tij natyrore. Ky është edhe qëllimi i aksionit të nisur sot nga disa institucione: IKMT, strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Shkodër dhe Policia e Shtetit.

Aksioni konsiston në lirimin e hapësirave të zëna nga instalime të paligjshme (pinarë dhe dajlanë). Ky aksion do të vijojë deri në heqjen e plotë të këtyre elementëve të paligjshëm në këtë pasuri të përbashkët natyrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos