“Kadastra e ikur e Vlorës”, avokatët: Klientëve po u mohohet e drejta e tyre

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
16 Qershor 2026, 12:31 | Aktualitet

“Kadastra e ikur e Vlorës”, avokatët: Klientëve po u

Largimi i Kadastrës nga qyteti i Vlorës ashtu sikurse pritej është shoqëruar me vështirësi akoma më të madhe të qytetarëve për të marrë qoftë edhe shërbimin më elementar, informacionin. Sipas avokatëve, për qytetarët përveç kohëzgjatjes së rrugës janë rritur ndjeshëm edhe kostot financiare.

Prej disa muajsh kadastra e Vlorës është transferuar në Tiranë dhe në qytetin bregdetar nuk jepet më asnjë shërbim për ata që kanë nevojë apo problem me pronat e tyre.

Kjo situatë ashtu sikurse pritej jo vetëm që ka vështirësuar aksesin e qytetarëve në shërbimet që duhet ti kenë, por natyrisht ka rritur edhe kostot për të marrë atë shërbim që dikur e merrnin në qytetin e tyre.

Dhe nëse problemi juaj me pronën nuk zgjidhet nga ecejaket në Tiranë, atëherë përgatituni për një dekadë që ta merrni të drejtën nga gjyqësori.

Heqja e shërbimeve nga qytetet dhe centralizimin e tyre në Tiranë, duket se po japin efekte negative dhe ajo të pritshmet që u reklamuan si reforma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos