Fenomeni klimatik “El Nino” pritet të sjellë një verë me temperatura ekstreme, thatësirë të zgjatur dhe rrezik të lartë zjarresh në Shqipëri dhe në Europë. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë, tekaa shpjegoi se El Niño është një anomali termike në Oqeanin Paqësor ekuatorial, e cila ndikon në qarkullimin global të masave ajrore dhe në kushtet e motit në mbarë botën. Sipas saj, rritja e temperaturës së sipërfaqes ujore shkakton avullim të shtuar dhe furnizon atmosferën me më shumë energji, duke sjellë fenomene ekstreme si stuhi, përmbytje, thatësira dhe valë të forta të nxehti.
“El Nino është një gjendje fizike e sistemit tokë-atmosferë dhe më konkretisht është një rritje e menjëhershme e temperaturave të sipërfaqes ujore në paqësorin ekuatorial. Është një rritje menjëhershme, është një anomali më saktë termike në një pjesë të Oqeanit Paqësor. Ndikon shumë për disa muaj në kushtet e motit dhe të klimës, të stinëve në të gjithë globin. Ku më shumë dhe ku më pak në zona të ndryshme të globit sjell ka efekte të ndryshme. Fenomeni El Nino është një strukturë më e fuqishme klimatike, e cila drejton ose vendos kushtet e motit dhe klimës për disa muaj me radhë në shumë vende të botës. Aktualisht është një anomali termike, një rritje e menjëhershme e temperaturave të sipërfaqeve ujore bën që të kemi avullues të fuqishme dhe të menjëhershme. Rrjedhimisht një furnizim i menjëhershëm i atmosferës me avuj uji, pra me energji, patjetër që vë në funksion të gjithë atë motorin e sistemit tokë-atmosferë. Ne nuk presim kushte komode apo të qëndrueshme të motit. Ka një agravim të gjithë atmosferës dhe prodhohen diku stuhi dhe përmbytje, diku thatësira ekstreme”, tha meteorologia në Dita Jonë në A2 CNN.
Porja tha se Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar për një “super El Niño”, ndërsa Europa po përballet tashmë me temperatura shumë mbi normat sezonale. Sipas saj, valët e të nxehtit do të jenë më të shpeshta, më intensive dhe me kohëzgjatje më të madhe, duke prekur jo vetëm Europën Jugore, por edhe Gjermaninë, Skandinavinë dhe Ishujt Britanikë.
“Në Europë priten më shumë valë nxehtësie dhe ne kemi parë që kanë filluar që valët e të nxehtit që në maj. Aktualisht jemi në një valë të stërgjatë nxehtësie sepse duhet të ishim diku në 27-28, ne jemi në 34-35. Kemi patur që në ditët e fundit të majit të fillimit të qershorit edhe në Gjermani mbi 30 gradë edhe në Skandinavi 27-28 patëm në ishujt britanikë pra është ngjitur deri në Skandinavi, deri afër rrethit polar temperatura ekstremisht të larta. Kjo na pret deri nga fundi i shtatorit. Ne jemi një klimë mesdhetare dhe gjithmonë kulmi i të nxehtit në Europën jugore është korriku dhe gushti. Temperatura ekstremisht të larta e të gjithë Europa, që do të thotë do vijnë me valë nxehtësie të shpeshta por edhe intensitet kohëzgjatje valëve të nxehtësisë. Ekstremitetet më të mëdha priten në Europën qendrore dhe atë veriore dhe në ishujt britanikë. Dhe në veçanti Europa jugore patjetër temperatura ekstremisht të larta. Valë të nxehti, më të gjata, më intensive, që do të thotë edhe temperatura shumë më të larta, pra edhe pesë ditë me 40 gradë dhe thatësira, ndonjë stuhi nga këto krejt afatshkurtrat, e cila pasohet pastaj me thatësira dhe përveç kësaj zjarret në pyje”, theksoi meteorologia e A2 CNN.
Në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor priten temperatura ekstremisht të larta deri në fund të shtatorit, të shoqëruara me periudha të gjata thatësire. Meteorologia paralajmëroi se rreziku më i madh lidhet me zjarret në pyje, veçanërisht në zonat jugperëndimore, veriperëndimore dhe përgjatë pjesës perëndimore të vendit. Një tjetër shqetësim madhor mbeten burimet ujore.
“Jo vetëm Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor që specifikisht del me një ngjyrë në pink Ballkani Perëndimor nga Sllovenia dhe deri poshtë në brigjet në Korfuz. Madje dhe disa ishuj grekë janë me ngjyrë pink që do të thotë rreziku, shkalla më e lartë e rrezikut edhe Spanja dhe Italia, por kryesisht Ballkani perëndimor përfshirë dhe territorin shqiptar. Temperatura ekstremisht të larta një rrezik shumë i lartë i zjarreve në pyje. Ndoshta edhe zona të cilat nuk kanë patur më parë zjarre janë shumë të rrezikuara për shkak të thatësirës që do të jetë dhe temperaturave ekstremisht të larta dhe ka një risk të shtuar për burimet ujore dhe në fakt kjo është shumë problematike, sepse rrezikohen shumë burimet ujore burimet e ujërave të ëmbla që furnizojnë kërkesën e familjarëve, të bujqësisë, të industrisë së përpunimit, domethënë industria e përpunimit ushqimor apo farmaceutik që përdorin ujërat e ëmbla dhe parashikohet një rënie e nivelit të rezervuarve, liqeneve, prurjeve në lumenj të ujërave të ëmbla, çka në kupton thatësira do të bëjë atë do ketë këtë efekt. Të paktën deri nga fundi i shtatorit mund të jetë ndonjë reshje në formën e stuhisë afatshkurtër që duhet theksuar mund të kemi shumë shi në pak orë por të tilla reshje nuk menaxhohen dot nga toka as nga pellgjet mbledhëse. Pra janë rrebeshe të cilat vetëm shkaktojnë më shumë dëme, sesa i shërbejnë tokës apo biodiversitetit apo rezervuarëve që të kapet dhe të mbahet dhe të ruhet kjo sasi uji. ë situata do të jetë e tillë për të gjithë Europën dhe përveç problematikë është thamë temperaturat ekstremisht të larta, zjarret në pyje, pakësimi i rezerve ujore dhe shëndeti publik”.
Meteorologia ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin në shëndetin publik, duke paralajmëruar se temperaturat e larta për periudha të gjata mund të rëndojnë gjendjen e personave me sëmundje kronike, ndaj kërkohen masa mbrojtëse dhe vigjilencë nga autoritetet. (A2 Televizion)