Klinika e re, kimioterapi dhe kujdes paliativ në spitalin e Vlorës

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
9 Shtator 2026, 14:32 | Aktualitet

Pacientët nga Vlora dhe rrethinat, që vuajnë nga sëmundje onkologjike tashmë mund të marrin trajtimin e duhur shëndetësor me kimioterapi në spitalin rajonal të Vlorës paqenë nevoja që të udhëtojnë drejt Tiranës.

Në fakt ky shërbim ofrohej edhe më parë por me kapacitet mjaft të kufizura dhe natyrisht në kushte jo shumë të përshtatshme ç’ka detyronte pjesën dërrmuese të pacientëve të udhëtonin drejt Tiranës.

Edhe vetë pacientët ndihen më të sigurt me shërbimin që po marrin pranë vendbanimit.

Spitali rajonal i Vlorës u shërben rreth 200 pacientëve që kanë sëmundje onkologjike, ndërsa klinika në fjalë mund të ofrojë kimioterapi 10 pacientëve në ditë, sipas një grafiku të paracaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos