“Nuk shitet Shqipëria”, protestuesit bllokojnë bulevardin, marshim drejt Kryeministrisë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 19:51 | Aktualitet

“Nuk shitet Shqipëria”, protestuesit bllokojnë bulevardin,

Protestuesit kanë bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ulur në rrugë dhe duke brohoritur “Nuk shitet Shqipëria”.

Më herët, protesta u shoqërua me incidente, pasi protestuesit hodhën domate dhe vezë në drejtim të uniformave blu. Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë shoqëruar 5 protestues nga policia.

Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë përgjatë perimetrit.

Kjo është protesta e 101-të, e cila zhvillohet në një ditë kur Kuvendi i Shqipërisë ka çelur sesionin e ri parlamentar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos