“Kollë si e lehura e qenit, tronditet shtëpia”, mjeku flet për edemën e laringut dhe rrezikun serioz

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 08:40 | Aktualitet

Mjeku pediatër Bektash Mandri ka ngritur alarmin për rrezikshmërinë që paraqet te fëmijët edema e laringut, ku shpesh ndikon kalimi nga ambienti i ngrohtë te një ambient i ftohtë me kondicioner. 

I ftuar në emisionin “Dita Jonë”, Mandri tha se edema e laringut është një urgjencë e lartë mjekësore, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen e fëmijës dhe kërkon trajtim të menjëhershëm. Ai theksoi se disa simptoma janë zëri i ngjirrur dhe kola e ashpër.

 “Problemi është kur kalon nga i nxehti, te i ftohti, në ambientet me kondicioner. Na kanë ardhur shumë raste me endemën e laringut. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm sepse i bllokon frymëmarrjen fëmijës. Mjekimi duhet të jetë shumë korrekt. Simptomat janë zëri i ngjirrur, kolla është e ashpër, që ne i themi si e lehura e qenit, frymëmarrja është e vështirësuar që ndihet, fëmija është i lodhur, i axhituar, një sy klinik e dallon menjëherë. Endemat e laringut janë urgjencë jashtëzakonisht e lartë dhe duhet kujdes në trajtim. Japin edhe temperaturë, në ditën e 3-të dhe të 4-ërt. Nuk ngatërrohet me virozën. Kjo lloj kolle është shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës”, tha mjeku.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos