“Lironi çunat!” Protesta e 33-të, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Nga Nertila Dosti
3 Korrik 2026, 11:08 | Aktualitet

“Lironi çunat!” Protesta e 33-të, qytetarët

Në protestën e të enjtes qytetarët kërkuan lirimin e të gjithë protestuesve të shoqëruar në polici. Ata përsëritën edhe thirrjen për largimin e kryeministrit Rama, por ky i fundit përmes një interviste të dhënë për Deutche Welle tha se as nuk e mendon largimin nga detyra.

Me këtë thirrje për autoritetet nisi marshimi i ditës së 33-të.

Kaosi i paradites, të enjten mbrëma i la vendin një proteste më të qetë. Përveç lirimit të personave të shoqëruar qytetarët nuk harruan të përsërisin kërkesat e tyre të mëparshme.

I qetë ishte edhe qëndrimi poshtë zyrës së kryeministrit Rama i cili përmes një interviste në DË ua bëri sërish të qartë protestuesve se as nuk e mendon largimin nga detyra.

Pasi adresuan të njëjtat shqetësime ndaj politikës së re dhe të vjetër marshuan drejt komisariatit ku u shoqëruan rreth 20 protestues.

Qytetarët përsëritën zotimin se do të rikthehen në protestë të premten ndërsa të shtunën e 4 korrikut pritet që në tubim të marrin pjesë edhe shqiptarët e diasporës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos