
Dhjetëra të apasionuar pas motorëve dhe makinave klasike morën pjesë në “Moto and Rock Festival” të organizuar në qytetin e Korçës.
Gaz, adrenalinë dhe ndjesia e lirisë, mblodhi në Korçë dhjetëra të apasionuar pas motorëve dhe makinave klasike në edicionin e radhës “Moto and rock festival”.
Atmosfera e krijuar edhe me pjesëmarrjen e qytetarëve korçarë dhe me tingujt e muzikës rock, i solli një ndjesi ndryshe qytetit të serenatave.
Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe interesin e treguar nga komuniteti i motoristëve dhe pronarët e automjeteve klasike, duke e konsideruar festivalin një sukses dhe një mundësi për ta vazhduar atë si një traditë të përvitshme për Korçën. (A2 Televizion)