I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, nutricionisti Luçiano Bardhi ka ngritur alarmin mbi pasojat që sjell mungesa e gjumit në trupin e njeriut, duke e cilësuar atë si mjetin më natyral dhe të pazëvendësueshëm për rigjenerimin e qelizave. Bardhi vuri në dukje se mungesa e gjumit mund të shkaktojë deri edhe parazitë, apo të dobësojë sistemin imunitar të njeriut.
“Gjumi është mjeti më natyral që ndihmon rigjenerimin e qelizës, sepse çdo organ bën detoks, veshka 24 orë, mëlçia 24 orë, enët e gjakut 24 orë, zorrët. Gjumi vendos në punë edhe sistemin limfatik të trurit. Pra nuk ka mjet më natyral detoksifikues se sa gjumi. Gjumi është kurora dhe qershia mbi tortë e të gjitha proceseve në trup. Gjumë i pakët, sistem imunitar më i dobët. Nuk krahasohet asgjë me gjumin e natës. Po u çekulibrua gjumi, sistemi imunitar dobësohet, lind edhe indikacioni që personi mund të ketë problematika me alergjitë, deri te parazitët. Sepse më së shumti është higjiena e dobët, dieta me ushqime të procesuara, sheqernat industrialë, sallamra, proshuta”, tha Bardhi. (A2 Televizion)