Ndryshon moti, erë e fortë dhe reshje shiu në vend, pa energji zona të Kukësit

Nga Gazment Janku
22 Korrik 2026, 10:22 | Aktualitet

Ndryshon moti, erë e fortë dhe reshje shiu në vend, pa energji

Jo vetëm Vlora dhe Saranda, por edhe qytete të tjera janë përfshirë nga stuhitë e erës dhe reshjet e shiut, pas vapës përvëluese.

Në qarkun e Kukësit, era e fortë ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike. Problematikat më të mëdha janë shënuar në Bashkinë Has.

Sipas OSHEE Kukës, në fshatin Nikoliq dhe Njësinë Administrative Fajza nuk ka energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë.

Në fshatin Nikoliq, nga erërat e forta është rrëzuar një lis duke dëmtuar linjat e transmetimit të mesëm të energjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos