
Ka nisur dita e 17-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Orari i protestës do të shtyhet për ditët në vijim, për shkak të temperaturave të larta.
“Nesër kemi vendosur një orar të ri, nga nesër në orën 19:00”, tha një nga organizatorët e protestës.
Ndërkohë, gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, bën me dije se kjo po bëhet për shkak të temperaturave të larta. (A2 Televizion)