“Nënat që kanë lindur djalë, mbrohen nga kanceri i gjirit”, shpjegimi i neuropediatres

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 09:09 | Aktualitet

Neuropediatrja Migena Bedeni Kika duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha se një studim i vitit 2025 ka treguar se gratë që kanë lindur djalë, kanë më pak predispozita për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Po ashtu gratë me fetus mashkull kanë predispozitën për ta kaluar më lehtë tumorin, në raport me ato që kanë pasur fetus femër.

Një përgjigje përfundimtare e dha deri diku një metaanalizë e vitit 2025, një studim që mori në shqyrtim 12 studime të mëparshme, duke bërë një analizë statistikore sa i përket efektit të qelizave qarkulluese me mijëra individë, dhe u pa që qelizat fetale mashkullore luajnë një rol mbrojtës te nëna, për pjesën më të madhe të tumoreve, për tumoret e gjirit, tumore të vezoreve, mitrës, tiroideve. Kush ka lindur djalë ka predispozitë më të ulët për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Nga ana statistikore u gjet që predispozita të jetë 70-80 për qind më e ulët te gratë që kanë patur një shtatëzani me bebe mashkull. Edhe nëse kalojnë tumor të gjirin kanë predispozitën ta kalojnë më lehtë tumorin”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos