Nis dita e 16-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 18:29 | Aktualitet

Nis dita e 16-të e protestës, qytetarët grumbullohen në

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht, protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet që më pas të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, sipas raportimeve të A2CNN.

Tubimi vjen si vazhdim i protestave të ditëve të fundit, të cilat organizatorët thonë se kanë përfshirë një pjesëmarrje të gjerë qytetare dhe janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos