
Të tjera kërkesa janë shfaqur përmes pankartave në ditën e 11-të të protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një nga pankartat e shfaqura shkruhej: “Qëndro deri në rrëzim”, ku protestuesit theksonin se nuk janë “tifozë”, por qytetarë që kërkojnë ndryshim dhe mendojnë për të ardhmen e vendit. Në mesazhin e përcjellë në pankartë shkruhet për një “qeveri të re, rrënjësisht”, shkruan A2 CNN.
Një tjetër propozim i paraqitur në pankartë ishte shpërndarja e pushtetit dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit të ardhshëm në 1 deri në 2 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. Sipas mesazhit, kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga sistemi aktual politik.
Po ashtu, protestuesit kërkonin një model qeverisjeje që u përgjigjet në kohë reale nevojave të qytetarëve dhe redukton burokracinë qeveritare.
Pankarta mbyllet me thirrjen “Propozo tënden!” dhe mesazhin “Të dua Shqipe!”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën në bulevard.
Prej 11 ditësh mijëra qytetarë protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta nisi fillimisht për Zvërnecin, por u shndërrua menjëherë në politike ku kërkohet dorëheqja e kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)