Psikoterapistja për fëmijë dhe adoleshentë, Silvi Mihali, ngriti shqetësime lidhur me trajtimet e tranzicionit gjinor, gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN.
Sipas saj, një nga çështjet më problematike lidhet me rastet kur personat pendohen pas tranzicionit, pasi detranzicioni nuk ofrohet. Po ashtu ajo u shpreh se mundësitë për kthim pas janë të kufizuara ose të pamundura në disa raste.
“Detranzicioni nuk ofrohet. E dyta ka faktorë që e kanë bërë të parikthyeshëm identitetin gjinor të këtyre personave, pasi s’janë më fertile, nuk lindin më. Ka një moshë kur formohet densiteti kockor, muskulor, zëri, karakteristikat femërore dhe mashkullore. Në momentin që është arritur tranzicioni në moshën 13-vjeçare fëmijët janë shumë të ngjashëm, vajzat dhe djem, prandaj kjo duket me tendencë negative. Ajo që më merakos është shëndeti mendor, dhe mendoj që trajtimet e shëndetit mendor duhet t’i futim te sigurimet shoqërore shëndetësore”, u shpreh Mihali.
Psikoterapistja theksoi se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, duke kërkuar që trajtimet psikologjike dhe psikiatrike të mbulohen nga skemat e sigurimeve shëndetësore.
(A2 Televizion)