
Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua përkohësisht në zonën pranë Shijakut, për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që përfshiu fshatin Koxhas.
Sasia e dendur e tymit uli ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve, shkruan A2.
Gazetarja e A2CNN, Elitjona Doko, u shpreh se pas 3 orësh ndërhyrje nga zjarrfikëset e Shijakut, Vorës dhe Durrësit, flakët u vunë nën kontroll.
“Në autostradë u kthye funksionaliteti rreth orës 18:30. Tashmë, po hetohet për shkaqet e zjarrit. Dyshohet për zjarrvënie të qëllishme”, tha gazetarja. (A2 Televizion)