Protesta zbraz auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 09:19 | Aktualitet

Protesta zbraz auditorët e Universitetit “Aleksandër

Protestat e dhunshme të tri ditëve të fundit, të përqendruara kryesisht në Tiranë, por të shtrira edhe në disa qytete të tjera të vendit, duket se kanë ndikuar edhe në zhvillimin e procesit mësimor në universitete.

Këtë të premte, auditorët dhe ambientet e universitetit në Durrës paraqiten bosh, raporton korrespondentja e A2CNN Elitjona Doko. Ende nuk dihet nëse gjatë ditës do të ketë një tjetër pikë takimi apo grumbullimi të studentëve.

Në tri ditët e fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa situata në Tiranë është përshkallëzuar me hedhje gurësh, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos