Qendra historike e Dhërmiut shpallet pasuri kulturore, plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2026, 09:01 | Aktualitet

Këshilli i Ministrave ka shpallur “Qendër Historike” fshatin Dhërmi, duke miratuar planin e ri të administrimit dhe duke shfuqizuar vendimin e vitit 2016.

Ky vendim ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për regjistrimin dhe publikimin e hartave në Gjeoportalin Kombëtar.Përveç kësaj trashëgimie, qeveria miratoi rregullat për verifikimet e përbashkëta kufitare dhe Planin Kombëtar 2026-2030 për integrimin e romëve dhe egjiptianëve.

Në fushën ekonomike u krijua Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe u përcaktuan rregullat e reja për licencat e basteve sportive online.

Së fundi, u ndryshua plani i shpenzimeve të Entit Rregullator dhe u alokuan fonde nga Rindërtimi për banesat me dëmtime DS4 në Kurbin dhe Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos