“Ështe floriri im”, mes emocionohesh Lindita Pano flet për sëmundjen e babait

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 10:25 | Aktualitet

Lindita Pano, përfaqësuese e Koalicionit Pro Familjes, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ku foli për marrëdhënien me babanë e saj dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Ajo bëri të ditur se babai i saj vuan nga demenca, ndërsa sëmundja ka avancuar në një fazë ku ai nuk arrin ta njohë gjithmonë.

Pano tregoi se, megjithatë, në disa raste kur e sheh në televizor, ai shprehet duke thënë: “Ky është floriri im”.

Lindita Pano: Është emocion sepse unë besoj që dashuria e parë e çdo vajze është babai i saj. Pa diskutim, ashtu siç është dashuria e çdo djali, nëna e tij.

Edhe lidhja me babain ngelet solide, ngelet e thellë, ngelet intime, pavarësisht kohës, pavarësisht se ti rritesh, ke fëmijët e tu, ke familjen tënde. Babai gjithmonë ngelet zemra jote.

Babi im vuan nga demenca sot dhe demenca ka degraduar në fazën që nuk të memorizon. Nganjëherë, kur më shikon në televizor, thotë: ‘Ky është floriri im.’” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos