Rama pritet me protesta në Shkodër

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 17:30 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet për 35-vjerotirn e PS-së.

Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile janë  zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit me socialistët e Shkodrës.

Gazetari i A2 CNN Senad Nikshiqi, raportoi në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN se protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë.

Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës.

Më herët avokatja Sabina Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubim.

“Kush dëshiron të marrë pjesë në tubim paqësor, është i ftuar të bashkohet. Ju lutem të tregoni maturi e të mos bini pre e provokimeve. Vendi ku do zhvillohet tubimi është tek ish- karburanti përballë me kalanë. Nuk do të bllokohen trotuaret, as qarkullimi, as rrugët. Është i njëjti tubim paqësor jo politik”, njoftoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos