Riaktivizimi i zjarrit në Drenie të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri

Nga Çaku Tafa
11 Gusht 2026, 11:29 | Aktualitet

Riaktivizimi i zjarrit në Drenie të Mallakastrës, nis

Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri në Drenie të Mallakastrës, për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, në bashkinë Patos, pas riaktivizimit të vatrës gjatë ditës së sotme.

A2 CNN raporton se dy avionë zjarrfikës kanë nisur hedhjen e ujit mbi vatrat e zjarrit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës.

Riaktivizimi i zjarrit në Drenie të Mallakastrës, nis

Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake. Ndërhyrja nga toka po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos