Tetë avionë sportivo-turistikë të mbërritur nga Italia janë ulur ne aerodromin e qytetit të Gjirokastrës, i cili është edhe aerodromi i vetëm i çertifikuar në vendin tonë për uljen e këtyre avionëve.
Në këtë pistë janë ulur edhe me parë avionë sportivë, por u është dashur që më parë të ulen në Rinas dhe prej andej të vinin në Gjirokastër.
Por tashmë ky aerodrome sportive ka edhe shërbimin doganor edhe atë policor duke bërë që avionët turistiko-sportiv të ulen direkt në Gjirokastër.
Pilotët italianë të avionëve sportive vlerësuan kushtet e pistës dhe shërbimin ne aerodromin e Gjirokastrës, duke premtuar fluturime edhe nga kolegë të tjerë italiane dhe të vendeve të tjera të Evropës dhe rajonit. (A2 Televizion)