Sezoni veror në Vlorë nis me mungesë të vrojtuesve në plazhe

Nga Gazment Janku
6 Qershor 2026, 13:34 | Aktualitet

Edhe pse është hapur zyrtarisht sezoni veror në Vlorë dhe është bërë ndarja e plazheve, në disa prej tyre, kryesisht ato që janë publike dhe administrohen nga Bashkia, mungojnë vrojtuesit e plazheve.

Nuk është e vështirë të konstatosh në këto plazhe në Vlorë kullat e vrojtimit që janë bosh. Në kushte të tilla dhe në mungesë të tualeteve, ka prej atyre që bëjnë edhe zgjidhje të tilla…

Pamje me efekt blur. Sinkrone të pushuesve. Me sa duket, Bashkia e Vlorës është mjaftuar duke lajmëruar pushuesit që nuk ka vrojtues, edhe pse i ka përcaktuar si zona plazhi publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos