Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në spital 18-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Qershor 2026, 10:06 | Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës  23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushta e sende të forta, shkruan A2CNN. 

Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë  mësohet se në spitalin e Sarandës ka shkuar i plagosur pas këtij sherri Aleksandër Muçodemi 18 vjeç, shkruan A2CNN.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos