Prefekti i Qarkut Durrës thërret mbledhje urgjente për rrëshqitjen e tokës në Currila

Nga Elitjona Doko
5 Qershor 2026, 16:07 | Aktualitet

Prefekti i Qarkut Durrës thërret mbledhje urgjente për

Në vijim të situatës emergjente të krijuar si pasojë e rrëshqitjes së një masivi kodrinor në zonën e Currilave, Prefekti i Qarkut Durrës thirri në një mbledhje të jashtëzakonshme Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës.

Kjo mbledhje urgjente u zhvillua për të bërë një vlerësim të plotë, të thelluar dhe të mirëkoordinuar të situatës, përmes kontributeve teknike dhe profesionale të të gjithë institucioneve të përfshira, me synim hartimin e një plani të detajuar masash dhe një plani të qartë veprimi, të mbështetur në një qasje të unifikuar ndërinstitucionale, për të mundësuar një reagim të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv, në funksion të menaxhimit të situatës, minimizimit të pasojave dhe, mbi të gjitha, të garantimit të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos