
Porti i Vlorës që nga nisja e sezonit gjatë muajit qershor dhe këtë fillim korriku ka regjistruar më pak pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar. Linjat ajrore “low cost” shikohen si shkaku kryesor i rënies së fluksit të pasagjerëve me linjat detare në Vlorë.
Por cilat janë arsyet, sipas shefit të përpunimit të Portit të Vlorës, që kanë ndikuar në këtë rënie të fluksit të pasagjerëve në Vlorë?
Ndërkohë, një situatë e kundërt paraqitet në Portin e Durrësit, që është edhe porti më i madh i vendit dhe operon me më shumë destinacione, ku numri i pasagjerëve për periudhën qershor–fillim korriku shënon një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (A2 Televizion)