Shembet edhe rruga, breshëri dëmton prodhimin në 3 fshatra të Këlcyrës

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
7 Korrik 2026, 15:44 | Aktualitet

Shembet edhe rruga, breshëri dëmton prodhimin në 3 fshatra

Sikur të mos mjaftojnë problematikat e shumta sa i takon kushteve dhe shërbimeve të munguara banorët e zonave rurale në bashkinë e Këlcyrës po goditen gjithnjë e më shpesh edhe nga dukuritë natyrore, të cilat po bëjnë dëme si në produktet bujqësore që janë baza e vetme e atyre familjeve për të siguruar ushqime dhe të ardhura financiare, ashtu edhe në infrastrukturën e tyre të rrënuar por që pas shirave edhe ajo është bërë e pakalueshme tashmë.

Edhe kryeplaku i fshatit shprehet i shqetësuar për situatën dhe mos reagimin e institucioneve lokale.

Ndërsa drejtori i shërbimeve në bashkinë e Këlcyrës premton ndërhyrje në të ardhmen.

Mungesa e vëmendjes dhe shërbimeve ndaj banorëve në fshatrat e Bashkisë Këlcyrë është kthyer në një fenomen shqetësues që po krijon probleme në jetën e atyre pak të moshuarve që  kanë mbetur në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos