Nga pylli i Semanit, të rinjtë vullnetarë apel për mbrojtjen e natyrës

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
25 Qershor 2026, 16:04 | Aktualitet

Nga pylli i Semanit, të rinjtë vullnetarë apel për mbrojtjen

Disa të rinj nga Fieri dhe shtete të Evropës, si Sllovakia, Ukraina dhe Polonia për të disatën herë kanë pastruar vullnetarisht pyllin e Semanit duke dhënë edhe mesazh për ata persona të papërgjegjshëm që e shfrytëzojnë këtë aset të përbashkët duke e ndotur në mënyrë të vazhdueshme.

Pylli i Semanit para plazhit me të njëjtin emër, vijon të jetë i ndotur nga vetë dora e njerëzve që relaksohen dhe kalojnë orë pushimi në të.

Një grup të rinjsh vullnetarë nga Fieri dhe shtete të ndryshme të Evropës, si Polonia, Ukraina dhe Sllovakia kanë organizuar vullnetarisht një ditë pastrimi në këtë pyll ku kanë dhënë edhe mesazhet e tyre për të mbrojtur këtë natyrë dhe aset të përbashkët.

Në të njëjtën zonë vetëm një muaj më parë u mblodhën tonelata të tëra me mbetje nga punonjësit e bashkisë së Fierit.

Por mesa duket personat që e frekuentojnë nuk u bën përshtypje që pastërtinë që gjejnë ta lënë sërish të tillë pasi kalojnë orët e pushimit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos