Shtegu i pamundur i Gurëzezës, vendbanimi ilir dhe teqeja 400-vjeçare që fshihen për një rrugë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
17 Gusht 2026, 15:15 | Aktualitet

E amortizuar deri në atë pikë sa kalimi mund të bëhet vetëm me kafshë pune, rruga e Gurëzezës që të çon në një nga vendbanimet më të lashta ilire dhe tek teqeja 400-vjeçare e Baba Refatit, po vështirëson jetën e banorëve si dhe po frenon interesin e turistëve për këto objekte të lashta.

Kjo është rruga që duhet të përshkosh me një mjet të lartë për të shkuar në një ndër vendbanimet më të lashta ilire në vend, i cili mban në mes edhe Teqenë 400-vjeçare të Baba Refatit.

Gjithashtu kjo rrugë, nëse mund të quhet e tillë, penalizon disa nga banorët e zonës së Gurëzezës që banojnë përgjatë saj, penalizon thuaje të gjithë banorët që kanë tokat si dhe ato që përcjellin për në banesën e fundit të afërmit e tyre.

Gjendja e kësaj rruge që sa vjen dhe bëhet më e keqe ka bërë që të rrallohen edhe ato turistë që vijnë me motorë të lartë dhe që u pëlqen turizmi i aventurës.

Ndërsa rruga po vështirëson edhe besimtarët e shumtë që duan të shkojnë tek teqeja.

Sistemi i kësaj rruge do të thoshte një frymëmarrje për këtë zonë, një mundësi për t’u frekuentuar më shumë nga turistët dhe lehtësim për banorët për të zbritur prodhimet e tyre bujqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos