Studentët paralajmërojnë protestën e radhës, mes përplasjeve dhe arrestimeve

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 16:04 | Aktualitet

Studentët paralajmërojnë protestën e radhës, mes

Studentët kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës ditën e nesërme, në orën 10:10, përpara Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

Njoftimi vjen në një kohë kur vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Durrësit, ku situata është tensionuar pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ngritjes së barrikadave nga protestuesit.

Nga përplasjet e një dite më parë, mbetën disa persona të lënduar, janë shoqëruar edhe me masa nga policia.

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve.

Studentët paralajmërojnë protestën e radhës, mes (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos