
Dorëhiqet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve.
Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së Carës në këtë moment.
Ai u komandua në këtë detyrë në shkurt të vitit 2024 duke zëvendësuar Holta Kominon.
Një ditë më parë në Puls me Bruna Çifligun në A2 CNN, kreu i Zjarrfikësve, Arben Cara, dha detaje për situatën e zjarreve në vend, duke u ndalur te vatra e zjarrit e së shtunës në Krujë, e cila përfshiu një sipërfaqe të gjerë dhe iu afrua zonave të banuara. (A2 Televizion)