Vengu ndan pamje nga Lungomare 4: Ka ndryshuar tërësisht segmentin Radhimë-Orikum

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 09:27 | Aktualitet

Vengu ndan pamje nga Lungomare 4: Ka ndryshuar tërësisht segmentin

“Lungomare 4 ka ndryshuar katërcipërisht fytyrën e segmentit nga Radhima drejt Orikumit”.  Kështu shprehet në rrjetet sociale ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka ndarë pamje nga ky segment rrugor.

Sipas tij, investimi ka përmirësuar ndjeshëm përvojën e familjeve dhe pushuesve, të cilët tashmë kanë një hapësirë më të rregullt, të aksesueshme dhe dinjitoze, larg pluhurit, zhurmës dhe kaosit të trafikut.

“Lungomare 4 – një investim që e ka ndryshuar katërcipërisht fytyrën e segmentit nga Radhima drejt Orikumit, por mbi të gjitha ka ndryshuar përvojën e shumë familjeve dhe pushuesve.

Sot nuk përballen më me pluhurin, zhurmën dhe rrëmujën e makinave që vinin nga të gjitha anët, por shijojnë një hapësirë më të rregullt, më të aksesueshme dhe shumë më dinjitoze për një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar”, shkruan Vengu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos