
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazë materiale në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit.
Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, zjarri tashmë është fikur, por fillimisht kanë ndërhyrë vetë punonjësit e ujësjellësit për neutralizimin e tij, pasi shërbimet zjarrfikëse janë fokusuar te mbrojtja e banesave.

(A2 Televizion)