Zjarri në Krastë të Krujës, angazhohen 50 efektivë të FA

Nga A2 CNN
10 Gusht 2026, 11:45 | Aktualitet

Zjarri në Krastë të Krujës, angazhohen 50 efektivë

50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos