Fluks i madh automjetesh në hyrje të qytetit të Vlorës, rëndohet trafiku

Nga Edi Ruçi
10 Gusht 2026, 10:10 | Aktualitet

Fluks i madh automjetesh në hyrje të qytetit të Vlorës,

Fluksi i lartë i automjeteve këtë të hënë ka sjellë bllokime dhe vështirësi në qarkullim në pothuajse të gjithë qytetin e Vlorës. Numri i madh i pushuesve që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar ditët e nxehta të muajit gusht ka shkaktuar mbingarkesë të akseve kryesore rrugore.

Trafiku i rënduar është shoqëruar edhe me mungesë të vendeve të parkimit, duke e bërë thuajse të pamundur gjetjen e një vendi të lirë në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Fluksi i lartë i turistëve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos