Zjarri në Panahor ende aktiv, 95 efektivë dhe mjete ajrore në operacion

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 09:30 | Aktualitet

Zjarri në Panahor ende aktiv, 95 efektivë dhe mjete ajrore në

Operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor po vijon me intensitet, ndërsa flakët mbeten ende aktive dhe paraqesin rrezik për masivin pyjor të zonës.

Sipas raportimeve, në terren po punojnë dhjetëra forca të angazhuara për përballimin e situatës, mes tyre 40 trupa të Forcave të Armatosura, katër mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe 30 forca bashkiake.

Ndërkohë, për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, e cila po mbështet operacionin tokësor për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos