Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe 3 të plagosur

Nga Edi Ruçi
5 Qershor 2026, 10:00 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Vërri të Delvinës, ku ka mbetur i vdekur 20-vjeçari Orest Mahmutaj dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë, shkruan A2.

Tre të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Sipas informacioneve të para, të plagosurit janë nga Fieri, ndërsa viktima dyshohet nga Lazarati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos