
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.
Lajmin e ka dhënë Policia e Shtetit, shkruan A2.
6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.
Pritet të ekstradohen nga Dubai shtetasit:
-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;
-Shkëlzen Kraja;
-Ilir Lazri alias Ilir Sula;
-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj;
-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
-Merxhan Çeliku. (A2 Televizion)