
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë mesditën e sotme.
Aksidenti ka ndodhur ne aksin Krutje-Pushimi shoferit, shkruan A2.
Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili ishte në prani të djalit të mitur, ka humbur kontrollin e mjetit ku më pas nuk ka arritur ta mbajë në karrexhatë, por ka përfunduar duke u përmbysur në një kanal me ujë.
Kanë qenë dy djem të zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë dy personat nga makina.
Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të dy personat që ndodheshin në mjet të dilnin shëndoshë e mirë.
Në vendgjarje erdhën dhe forcat zjarrfikëse së bashku me policinë e ambulancën, ku këta të fundit morën për në spital dy personat për të kryer ekzaminime. (A2 Televizion)