
Një autobus i linjës Durrës-Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në zonën e Spitallës, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë lëvizjes së mjetit. Pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë dalë menjëherë jashtë, pa pësuar lëndime, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi ka pësuar dëme materiale. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende dhe pritet të sqarohen pas veprimeve hetimore. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )