Aksident në qendër të Durrësit, makina përplas dy persona në mes të rrugës

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 19:26 | Kronikë

Aksident në qendër të Durrësit, makina përplas dy

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy këmbësorë.

Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos