Vodhi bizhuteritë në Shëngjin, arrestohet 24-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 12:12 | Kronikë

Vodhi bizhuteritë në Shëngjin, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, raporton A2 CNN.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhe vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat”, tha policia.

Policia zbuloi edhe se shtetasi M.M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos