Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 16:41 | Kronikë

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se

Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë–Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës së furgonit.

Sipas burimeve për A2 CNN, dyshohet se shoferi i furgonit ka ndërruar jetë pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para se të ndodhte aksidenti, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.

Ndërkohë Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, theksoi se mjeti nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos