Gjykata Supreme e SHBA: Shtetet mund t’i ndalojnë transgjinorët që të garojnë në sportet e shkollave për femra

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 17:28 | Bota

Gjykata Supreme e SHBA: Shtetet mund t’i ndalojnë transgjinorët

Gjykata Supreme e SHBA-ve ka vendosur që shtetet mund t'u ndalojnë grave transgjinore të garojnë në sportet e shkollave dhe kolegjeve për femra.

Gjykata shqyrtoi rastet e studentëve në dy shtete të ndryshme që kishin kundërshtuar ndalimet e pjesëmarrjes. Të dy shtetet, Idaho dhe West Virginia, miratuan ligje që u kërkonin ekipeve sportive të shkollave publike dhe kolegjeve të garonin në përputhje me seksin e tyre të regjistruar në lindje.

Njëra nga dy kërkesat thotë se ndalimi shkel mbrojtjen e të drejtave të barabarta në Kushtetutën e SHBA-së. Tjetra thotë se ai bie ndesh me ligjet e të drejtave civile.

Sipas këtyre ndalimeve, një grua transgjinore, një mashkull biologjik që identifikohet si grua, nuk lejohet të garojë në sportet femërore në shkolla dhe kolegje.

Lindsay Hecox, një vrapuese e distancave të gjata, ngriti një padi kundër ligjit të Idaho-s menjëherë pasi ai hyri në fuqi. Më vonë asaj iu dha një urdhër ndalimi si nga një gjykatë e rrethit ashtu edhe nga një gjykatë apeli.

Ligjvënësja shtetërore Barbara Ehardt, e cila e prezantoi ligjin, tha në kohën e miratimit të tij se do të siguronte që "djemtë dhe burrat nuk do të jenë në gjendje të zënë vendin e vajzave dhe grave në sport sepse nuk është e drejtë".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos