
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Tiranë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën babai i ministres Adea Pirdeni.
Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një motomjet, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital, shkruan A2.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)