Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

Nga Artin Halili
14 Maj 2026, 11:51 | Kronikë

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, gjendet e pajetë e

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 4 të qytetit të Korçës, raporton A2 CNN. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Ajo jetonte e vetme në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore, ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos