Apeli e dënoi me burgim të përjetshëm për “masakrën e Lushnjës”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut

Nga Armand Bajrami
19 Maj 2026, 18:53 | Kronikë

Apeli e dënoi me burgim të përjetshëm për

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, për vendimin e Apelit të Posaçëm, që e dënoi atë përjetë për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës”.

Haxhiu kërkoi prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm. 

Kujtojmë që Laert Haxhiu është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.

Me burgim të përjetshëm për të njëjtën çështje janë dënuar edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Krimi ka pasur si motiv hakmarrjen, referuar një historiku konflikti mes familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, nisur që gjatë veprimtarisë së bandës famëkeqe të Lushnjës, në vitin 1998. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos