Aksident në aksin Fier-Roskovec, plagoset rëndë një person

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 16:49 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Roskovec, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier- Roskovec në vendin e quajtur Kumam.

Një mjet tip “ Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri,  është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari , dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup, shkruan A2CNN.

 Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos