Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 10:31 | Kronikë

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë me dije se dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës.

Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.

Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos