Aksident me vdekje në aksin rrugor Korçë-Bilisht

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 18:00 | Kronikë

Aksident me vdekje në aksin rrugor Korçë-Bilisht

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Sipas informacioneve paraprake për A2 CNN, një automjet është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Fillimisht ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.

"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos